VIDEO: Presidencialet në Turqi, Erdogan u jep para fëmijëve kur shkon për të votuar

14 May 2023, 12:00Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO: Presidencialet në Turqi, Erdogan u jep para fëmijëve kur
Erdogan u jep para fëmijëve

Turqia mban sot zgjedhjet presidenciale, që do të përcaktojnë se kush do e drejtojë vendin për 4 vitet e ardhshme.

Nëse vite më parë pozitat e Recep Tayyip Erdogan ishin të sigurta, tashmë kanë filluar të lëkunden duke e detyruar presidentin aktual të përpiqet fort për të fituar një tjetër mandat.

Duket se Erdogan dëshiron të përmirësojë imazhin e tij ndaj qytetarëve turq në çdo mënyrë. Presidenti i Turqisë ka shkuar në qendrën e votimit ku ishte planifikuar të votonte për zgjedhjet, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Emine.

Me të mbërritur në vendngjarje, Tayyip Erdogan përshëndeti turmën që ishte mbledhur për ta mbështetur atë, dhe u dha para fëmijëve të vegjël.

Kujtojmë dhe më herët gjatë fushatës, Erdogan ka përsëritur të njëjtin veprim, duke u dhënë par fmëijëve në rrugë.

 

 


Video