A janë këto foto shkaku i ndarjes së kryeministres Sanna Marin nga bashkëshorti?

13 May 2023, 15:59Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A janë këto foto shkaku i ndarjes së kryeministres Sanna Marin
Sanna Marin

Kryeministrja në largim e Finlandës, Sanna Marin, njoftoi tre ditë më parë në rrjetet sociale për ndarjen nga partneri i saj Markus Räikkönen.

Ndërsa Daily Mail ka publikuar dje dy foto të ish-bashkëshortit të saj, biznesmenit Markus Räikkönen në krahët e një vajzës misterioze.

Media britanike shkruan se 37-vjeçari ka flirtuar dhe kërcyer me një vajzë, e cila dyshohet të jetë indiane dhe besohet se kishte shkuar me pushime në Finlandë.

A janë këto foto shkaku i ndarjes së kryeministres Sanna Marin

Ndërsa mediat vendase kanë shkruar se Räikkönen, në gjendje të dehur, ka tentuar disa herë ta puthte vajzën teksa qëndruan në lokalin e natës në Helsinki deri në orët e para të mëngjesit.

A janë këto foto shkaku i ndarjes së kryeministres Sanna Marin

Kriza mes dyshes u pa që gjatë Pashkëve muajin e kaluar kur Marin zgjodhi të pushonte në Paris me një grup miqsh, ndërsa burri i saj qëndroi në Finlandë.

Megjithatë, shkaqet e ndarjes janë ende të paqarta ndërsa vetë dyshja kanë kërkuar nga mediat të respektojnë privatësinë e tyre.

Gjatë vitit të kaluar vetë Sanna Marin  u bë pjesë e disa skandaleve për shkak të festave të shfrenuara.



Video