Kjo nuk ishte parë ndonjëherë/ 62-vjeçari në Turqi shkon të votojë me barelë

14 May 2023, 10:30Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kjo nuk ishte parë ndonjëherë/ 62-vjeçari në Turqi
Zgjedhjet në Turqi

Një banor i zonës së Kırklareli edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore nuk ka dashur të mungojë në procesin e votimit në zgjedhjet presidenciale në Turqi. 62-vjeçari Yasar Yuruk ka shkuar ta votojë me barelë.

Yuruk prej kohësh qëndron i shtrirë për shkak të një frakture në pjesën e legenit, sot këmbënguli të dilte nga shtëpia për të votuar. Ai u dërgua me ambulancë në qendrën e votimit.

Pas votimit ai falënderoi zyrtarët që i dhanë mundësinë për të votuar, duke u shprehur i lumtur që kishte arritur të përmbushte detyrën e tij.

 


Video