VIDEO/ Lufta mes bandave, MOMENTI kur vrasësi me pagesë ekzekuton GANGSTERIN e NJOHUR në lokalin e tij në Spanjë

2 June 2025, 21:24Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO/ Lufta mes bandave, MOMENTI kur vrasësi me pagesë ekzekuton

Një 43-vjeçar skocez, pjesë e bandave kriminale vendase u ekzekutua brenda lokalit të tij nga një vrasës me pagesë, ende i paidentifikuar për autoritetet.

Në pamjet filmike shihet autori i ngjarjes i veshur me të zeza teksa i afrohet shënjestrës, Ross Monaghan, teksa e qëllon me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur në vend.

Në një moment shihet sesi personi i armatosur rrëzohet në tokë, çast kur Monaghan përpiqet të largohet me qëllim për t’i shpëtuar vdekjes.

Përpara se autori i vrasjes të futej brenda për të vrarë 43-vjeçarin, kishte ekzekutuar jashtë dyerve të lokalit bashkëpunëtorin e tij, Eddie Lyons Jr.

Deri më tani, autoritetet vendase nuk kanë arrestuar asnjë person, ndërsa një grup i posaçëm është ngritur për hetimin e ngjarjes.

Sakaq, në vendin e ngjarjes dëshmitare ka qenë dhe bashkëshortja e njërit prej viktimave. Vrasësi me pagesë është larguar fillimisht në këmbë ndërsa më pas është bashkuar me bashkëpunëtorin e tij për tu larguar me makinë, i njëjti që e kishte shoqëruar dhe përpara ngjarjes.

Ross Monaghan i cili iku nga Skocia për në Spanjë pas një atentati të dështuar, u gjykua, por u lirua nga akuzat për vrasjen e kriminelit famëkeq të Glasgoë, Kevin 'Gerbil' Carroll, në një parking makinash në Asda në vitin 2010.

Në gusht të vitit 2017, ai dhe Eddie Lyons Jr, të dy anëtarë të familjes kriminale Lyons Glasgoë, u liruan nga akuzat për përfshirje në një sulm brutal në rrugë ndaj tre burrave jashtë barit Campsie në Bishopbriggs, East Dunbartonshire.

Të shtënat në Spanjë vijnë në mes të një lufte të dhunshme midis bandave që ka përfshirë Skocinë që nga marsi, dhe thuhet se ka filluar për shkak të një konflikti për drogën.


Video