VIDEO/ Gafa e radhës e Donald Trump: Viktor Orban është lideri i Turqisë!

25 October 2023, 11:05Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Gafa e radhës e Donald Trump: Viktor Orban është lideri i
Donald Trump/ Viktor Orban/ Rexhep Tajip Erdogan

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duket se ka ngatërruar liderët e Turqisë dhe Hungarisë në një fjalim të fushatës në New Hampshire, kjo është një tjetër gafë e tij.

“Ka një njeri, Viktor Orban, a ka dëgjuar dikush ndonjëherë për të? Ai është ndoshta një nga liderët më të fortë kudo në botë. Ai është lideri i Turqisë”, tha Trump, duke iu referuar kryeministrit hungarez.

Presidenti i Turqisë është Rexhep Tajip Erdogan, ndërsa Viktor Orban është kryeministrii Hungarisë. Trump nuk u ndal me kaq, por vijoi gafat duke shtuar se Hungaria ndante një kufi me Rusinë.

Por në realitet as Turqia dhe as Hungaria nuk ndajnë asnjë kufi me Rusinë./Businessinsider


Video