VIDEO/ Arratisje si në filma në Idrizovë, zbulohet skema se si të burgosurit do arratiseshin

22 March 2023, 14:05Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO/ Arratisje si në filma në Idrizovë, zbulohet skema se si

Detaje të reja kanë dalë lidhur me arratisjen e planifikuar të burgosurve në “Idrizovë”  të Maqedonisë së Veriut.

Sipas mediave vendase mësohet se të burgosurit të cilët ishin të dënuar me burgim të përjetshëm apo me shumë vite burg kishin muaj që gërmonin për tunelin të cilin do e përdornin për tu arratisur.

Gërmimi i tunelit ishte i mirëorganizuar, ndërkaq disa prej të burgosurve kanë punuar me turne për tunelin i cili ende nuk kisht përfunduar mirëpo deri tani ishte 50 metra i gjatë.

Pasi u zbulua vendi i mundshëm nga ku personat e bugosur mund të realizonin planet e tyre të arratisjes, është shtuar më tepër siguria dhe janë firmosur disa marrëveshje për shembjen e objekteve të vjetra pranë ambienteve të burgut.

Për ngjarjen reagoi edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski i cili menjëherë shkarkoi drejtorin e burgut Shpend Tahiri dhe emëroi Zoran Jovanovskin.


Video