“Veprime si të Millosheviçit”, Kurti: Lirohen katër nga pesë policët e mbajtur në Serbi

18 April 2024, 12:42Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Veprime si të Millosheviçit”, Kurti: Lirohen katër
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se katër zyrtarë e Policisë të Kosovës, janë liruar ndërsa zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç, ende jo.

“Tashmë katër zyrtarë policorë janë liruar, por zëvendësdrejtori i Policisë vazhdon të mbahet në burg”, tha Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës

Kurti deklaroi se me ndalimin e qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare të Serbisë dhe ndaljes arbitrare të qytetarëve të Kosovës, Serbia shkeli një sërë marrëveshjesh.

“Duke përfshirë marrëveshjen e korrikut të vitit 2011 për lëvizje të lirë të qytetarëve, marrëveshjen e nëntorit të vitit 2022 për lëvizje të lirë me karta të identitetit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe marrëveshjen bazike të shkurtit të vitit 2023 në Bruksel për normalizim marrëdhëniesh dhe fqinjësi të mirë”, tha Kurti.

Ai shtoi se ky veprim kujtoi veprimet e Millosheviçit në vitet 1998-1999.

“Ndalimi dhe mbajtja arbitrare e pabazë dhe keqtrajtimi i qytetarëve të Kosovës nga ana e Serbisë, vetëm e vetëm sepse e përdorin Serbinë si vend tranzit na risolli kujtimet e hidhura të Serbisë së Millosheviçit, duke na rikujtuar kështu se ajo mbetet e njëjta ngase udhëhiqet nga një ish vartës i tij”.


Video