"Unaza e Zjarrit", tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.2 në Filipine

17 November 2023, 12:21Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Unaza e Zjarrit", tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.2

Një tërmet i fuqishëm nënujor me magnitudë 7.2 ka goditur Filipinet. Lëkundja, e cila zgjati për disa sekonda, ndodhi rreth 26 kilometra lart Burias  në jug  të arkipelagut tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Ekspertët thanë se nuk pritej që të shkaktohet një cunam, por banorët u këshilluan të ishin të gatishmëri për pasgoditje dhe dëmtime. Deri më tani, si pasojë e këtij tërmeti nuk raportohet për viktima. Ndërkohë, mësohet se po ashtu pasagjerët në një aeroport pranë epiqendrës, u evakuuan në pistë.

Filipinet shtrihen në “Unazën e Zjarrit”, një brez vullkanesh që rrethojnë Oqeanin Paqësor që është i prirur ndaj tërmeteve.


Video