SKANDAL në Francë/ Arrestohet senatori 66-vjeçar, drogoi një deputete që të abuzonte seksualisht me të

17 November 2023, 08:06Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

SKANDAL në Francë/ Arrestohet senatori 66-vjeçar, drogoi

Një senator francez është arrestuar ditën e djeshme në Paris pasi dyshohet se kishte droguar një deputete me qëllim që ta sulmonte seksualisht.

Le Monde raportoi se zyra e prokurorit ka konfirmuar se Joël Guerriau u arrestua me dyshimin se i kishte dhënë një gruaje një substancë narkotike që do ta bënte atë të humbiste kontrollin e veprimeve të saj që ai të abuzonte seksualisht me të.

Viktima ngriti një padi duke thënë se asaj i ishte dhënë substanca të martën në orët e mesnatës. Gruaja nuk u ndje mirë pasi kishte pirë një pije natën e së martës në të mërkurën në shtëpinë e senatorit, me të cilin nuk ishte në një lidhje romantike.

Senatori u arrestua dje dhe u dërgua në paraburgim. Sipas KRM-së, është kontrolluar zyra dhe shtëpia e tij ku është gjetur dhe lënda narkotike "ekstazi". 

66-vjeçari me profesion bankier, ishte pjesë e Senatit francez që prej vitit 2011. Aktualisht është sekretar i Senatit dhe nënkryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme, Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura.  Ai është zgjedhur në rajonin Loire-Atlantique të Francës perëndimore dhe është anëtar i grupit të qendrës së djathtë të Pavarurit. Dy burime thanë se viktima është deputete, por prokurorët nuk kanë dhënë asnjë detaj mbi identitetin e saj.


Video