U dënua me 12 vite burg për marrjen e ryshfeteve, Rusia liron nga burgu ish-kryebashkiakun për të luftuar në Ukrainë

14 January 2024, 14:25Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U dënua me 12 vite burg për marrjen e ryshfeteve, Rusia liron nga
Oleg Gumenyuk

Ish-kryebashkiaku i qytetit bregdetar rus Vladivostok, Oleg Gumenyuk – i cili më 2023 u dënua me 12 vjet burgim për marrje të ryshfetit – është liruar nga burgu për të shërbyer në ushtrinë ruse në Ukrainë.

Avokati i tij, Alexander Kitaev, tha të dielën se tani për tani nuk dihet vendndodhja e Gumenyuk, pasi ai nënshkroi kontratë me ushtrinë ruse në fund të vitit të kaluar.

Ai shpjegoi se klienti i tij duhet të kryejë stërvitje ushtarake së pari.

Gumenyuk nuk është ish-zyrtari i parë rus i dënuar që lirohet nga burgu për të luftuar në Ukrainë prej se Moska e nisi pushtimin e paprovokuar të saj në shkurt 2022.

Ish-zëvendësguvernatori i rajonit Kakasia, Sergei Novikov, dhe ish-kryetari i qytetit Bolshoi Kamen, Rustyam Abushayev, të dy të dënuar për korrupsion, u liruan më parë për të shërbyer në luftën në Ukrainë./REL


Video