Turisti thyen statujat mijëravjeçare në muze: Bien në konflikt me besimin tim fetar

6 October 2023, 16:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Turisti thyen statujat mijëravjeçare në muze: Bien në
Statujat e thyera

Një turist amerikan ka thyer dy statuja të lashta romake në një muze në Izrael, pasi siç deklaroi bien në kundërshtim me besimin e tij fetar sipas “Tora”-s.

40-vjeçari me shtetësi amerikane hyri në muze me një shkop druri dhe nisi të godiste statujat duke bërë që të rrëzohen në tokë dhe të thyhen.

Sipas shtypit izraelit, është një kokë e Minervës e gjetur në zonën e Beit Shean (Scythopolis antik), ajo që mbeti nga një statujë imponuese dy metra e gjysmë, dhe koka e një krijese mitologjike e gjetur në Negev verior.

Sipas Haaretz, personi që sulmoi statujat “ishte i veshur me veshje fetare” dhe aktualisht është nën arrest nga policia.


Video