Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një ditë përpara se të mbajë fjalimin e tij të parë në Kongres gjatë presidencës së dytë, Donald Trump ka nxitur spekulime me një postim në rrjete sociale.
“Nesër do të jetë natë e madhe. Do t’i them gjërat ashtu siç janë”, shkroi Trump.
Por, ajo që ka ndezur debat është një postim që Trump e bëri më parë ku shkroi: “I vetmi president që nuk i dha asnjë nga tokat e Ukrainës, Rusisë së Putinit është presidenti Donald Trump”.
Kjo është cilësuar si një pretendim i rremë pasi asnjë president amerikan nuk i ka dhënë tokë ndonjëherë Rusisë së Putinit, shkruan.
Trump do t’i drejtohet Kongresit të martën. Dhe ky fjalim do të shërbejë si një moment vendimtar që Trump të përshkruajë prioritetet e tij për vitin.