Trump paralajmëroi tarifa shtesë, reagon Macron

20 January 2026, 17:39Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Trump paralajmëroi tarifa shtesë, reagon Macron
Presidenti francez, Emmanuel Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka reaguar pasi deklaratës së Donald Trump për vendosjen e tarifave doganore prej 10 përqind ndaj tetë vendeve evropiane për shkak të Groenlandës, përfshirë edhe Francën.

Macron kritikoi ashpër konkurrencën amerikane për marrëveshje tregtare që, sipas tij, “minojnë interesat tona të eksportit, kërkojnë lëshime maksimale dhe synojnë hapur dobësimin dhe nënshtrimin e Evropës”. Ai e cilësoi “thelbësisht të papranueshme” grumbullimin e vazhdueshëm të tarifave të reja, sidomos kur ato përdoren si mjet presioni ndaj sovranitetit territorial.

Sipas Macronit, evropianët janë të vetmit që nuk po mbrojnë mjaftueshëm kompanitë dhe tregjet e tyre, në një kohë kur vendet e tjera “nuk respektojnë rregullat e lojës së barabartë”.

 Në fjalën e tij, presidenti francez mbrojti fuqishëm idenë e sovranitetit kombëtar, duke e quajtur atë “jo një koncept të vjetëruar”. Ai tha se ruajtja e pavarësisë dhe sovranitetit është thelbësore për të mos harruar mësimet e Luftës së Dytë Botërore, duke nënvizuar njëkohësisht rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Macron përmendi gjithashtu pjesëmarrjen e Francës në stërvitjet ushtarake në Grenlandë, duke theksuar se kjo nuk përbën kërcënim për askënd, por është një shenjë mbështetjeje për një aleat evropian, Danimarkën.

Macron është shfaqur me syze dielli gjatë takimeve dhe fjalimit të tij në Davos, pasi disa ditë më parë me një sy të fryrë dhe të skuqur gjatë fjalimit të tij para forcave të armatosura franceze.

“Kërkoj ndjesë për pamjen e shëmtuar të syrit tim. Sigurisht, është diçka krejtësisht e padëmshme”- tha ai në fillim të fjalimit të tij.


Video