Trump mbërrin në Skoci për të luajtur golf, mesazh Europës: Ndaloni invazionin e emigrantëve dhe turbinat me erë

25 July 2025, 21:59Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

 

Trump mbërrin në Skoci për të luajtur golf, mesazh
Presidenti amerikan Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur ditën e sotme në Skoci, ku sipas disa agjencive të lajmeve ndërkombëtare, do të vizitojë fushat e tij të golfit.
 
Në aeroport, pasi i është përgjigjur disa prej pyetjeve të gazetarëve, Trump ka dhënë edhe një mesazh drejtuar liderave europianë.
 
Ai ka kërkuar që vendet europiane të ndalojnë trubinat me erë për prodhimin e energjisë, pasi sipas tij prishin relievin e bukur dhe vrasin zogjtë, si dhe ka kërkuar t’i jepet fund “invazionit nga emigrantët”.

“I them dy gjëra Europës, ndaloni turbinat me erë, po shkatërrojnë vendin tuaj. Po vrasin zogjtë, e them seriozisht. E dyta, emigracioni, ne pamë një gjë shumë të keqe me Biden që i lejoi. Duhet të ndaloni këtë invazion të tmerrshëm që po ndodh. Ndaloni emigracionin që po vret Europën dhe ndaloni turbinat me erë”, tha ndër të tjera Trump.


Video