Rekord temperaturash në Kosovë, ja sa shënoi termometri në Klinë

25 July 2025, 19:55Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rekord temperaturash në Kosovë, ja sa shënoi termometri në

Temperatura rekord të nxehta janë shënuar sot në Kosovë, më konkretisht në Klinë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, në Klinë sot temperaturat rreth orës 15:00 kanë arritur në 42.5 gradë Celsius.

“Sipas matjeve nga Rrjeti Shtetërorë i Stacioneve Meteorologjike, sot në Kosovë janë shënuar vlera tejet të larta të temperaturave.

Nëpër disa qytet kanë arritur vlera rekorde të regjistruara deri më tani.

#Rekord i temperaturës prej 42.5 ℃, është regjistruar në orën 15h në Klinë” – thuhet në njoftim.


Video