Trump e bën sërish, thotë se ndali luftën Shqipëri-Azerbajxhan: I ftova të dy liderat në zyrën time (VIDEO)

12 September 2025, 17:32Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Trump e bën sërish, thotë se ndali luftën
Presidenti i SHBA, Donald Trump në Fox News

Presidenti amerikan Donald Trump ka ngatërruar sërish Shqipërinë me Armeninë duke thënë se kishte arritur të ndalte luftën me Azerbajxhanin.

Gjatë një interviste këtë mëngjes në "Fox News", Trump ngatërroi "Armenia" me "Albania" kur tha se kishte arritur të ndalonte luftën disavjeçare me Azerbajxhanin.

"I ftova të dy liderat në zyrën time. Ishiun ulur larg njëri-tjetrit. I thashë afrohuni", rrëfeu Trump. Kjo është hera e dytë që Trump bën lapsus duke ngatërruar emrat "Albania" me "Armenia".


Video