TRONDITËSE në Francë, tre djem përdh*nojnë 12-vjeçaren për shkak të origjinës së saj!

20 June 2024, 10:12Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
TRONDITËSE në Francë, tre djem përdh*nojnë
Policia ne Francë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Francë, ku një 12-vjeçar është përdhunuar në grup nga disa djem për shkak të origjinës së saj hebreje.

Mediat e huaja raportojnë se vajza 12-vjeçare ka qenë në lidhje me një djalë francez, por që nuk i kishte treguar atij për origjinën e saj.

Kur i dashuri i saj 14-vjeçar e ka mësuar të vërtetën ka vendosur që të hakmerret ndaj të dashurës së tij në mënyrën më të keqe.

Vajza e re ishte viktimë e një përdhunimi në grup në Paris me mediat izraelite që ia atribuonin sulmin motiveve antisemite.

Siç raporton gazeta izraelite “ynetnews”, tre djem francezë, të moshës 12 deri në 14 vjeç, filluan ta rrahin vajzën hebreje duke bërtitur parulla antisemite (një person që është armiqësor ose i paragjykuar ndaj popullit hebre), dhe më pas e përdhunuan në një kasolle të braktisur.

Policia franceze ka arrestuar tre adoleshentët.

Përveç kësaj, në celularin e njërit prej të dyshuarve, hetuesit gjetën komente dhe foto antisemite, duke përfshirë një flamur të djegur izraelit.


Video