TRONDITËSE/ Dëshmia e tenistes franceze: Trajneri më përdh*nonte 3 herë në ditë, mendova të...

15 September 2023, 13:08Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
TRONDITËSE/ Dëshmia e tenistes franceze: Trajneri më
Angelique Cauchy

Ish- tenistja Angelique Cauchy ka zbuluar se është përdhunuar pothuajse 400 herë nga Andrew Gueddes, ish- trajneri i saj. Për këtë shkak, ajo tregon se ka dashur të vetëvritet.

“Kam menduar shumë herë të vras ​​veten”, tha ajo në dëshminë e saj në gjykatë.

“Më përdhunonte tri herë në ditë, natën e parë më kërkoi të shkoja në dhomën e tij dhe unë nuk e bëra, më pas ai erdhi në timen. Ishte më keq. Isha në burg, nuk dilja dot kur të doja”.

Më tej, ajo zbuloi se kryetari i klubit të tenisit mbrojti Gueddes për shkak të titujve të fituar. “Kur një grua u ankua te presidenti i klubit, përgjigja ishte ‘Po, por na sjell titujt”, shton ajo.

Gueddes është dënuar për përdhunim të fëmijëve. Ai nisi të stërvitte Cauchy në vitin 1999 kur ajo ishte 12 vjeç.


Video