Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku ka mbetur i plagosur një artist i njohur italian, teksa është sulmuar nga një person i paidentifikuar gjatë ekspozitës.
Artisti Andrea Saltini ndodhej brenda kishës Sant'Ignazio, në Kapri të Modenës, ku kishte hapur një ekspozitë me punët e tij kontroverse, që disa i kishin cilësuar edhe si “blasfemi”.
Në një moment, një person i maskuar është afruar dhe ka tentuar të hedhë bojë sprajt te pikturat por është konfrontuar nga artisti. Autori e ka qëlluar atë me thikë në qafë, duke i shkaktuar plagë por jashtë rrezikut për jetën.
Forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje, ku gjetën edhe një palë paruke, që dyshohet se janë përdorur nga autori.
Pikturat e Saltinit kishin shkaktuar polemika të mëdha në Itali, duke u kritikuar edhe nga klerikë të lartë katolikë.