Dënohet me 25 vite burg “mbreti i kriptomonedhave” në SHBA

28 March 2024, 17:01Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dënohet me 25 vite burg “mbreti i kriptomonedhave” në SHBA
Sam Bankman-Fried

Sam Bankman-Fried është dënuar me 25 vite burg për skemën e mashtrimit miliarda dollarëshe me kriptomonedha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bankman-Fried, një djalë i ri dhe i cilësuar si një njeri i talentuar me të ardhme të ndritshme, themeloi rrjetin e shërbimeve me kriptomonedha “FTX”.

Ivnestitorët i besuan atij miliona dollarë, duke e shndërruar FTX në “Exchange” të dytë më të madh në botë me rreth 10-15 miliardë dollarë të tregtuara çdo ditë.

Ai arriti të merrte mbështetjen e yjeve të muzikës, kinematografisë dhe sportit, ndër ta edhe Tom Brady i NFL.

FTX falimentoi për shkak të keqmenaxhimit të fondeve, mungesës së likuiditetit dhe vëllimit të madh të tërheqjeve. Binance njoftoi se do të blinte FTX për të parandaluar një goditje më të madhe të tregut të kriptove, por shpejt hoqi dorë nga marrëveshja pasi u shfaqën më shumë raporte lajmesh për fondet e klientëve të keqpërdorur.


Video