Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Departamenti Amerikan i Shtetit tha të enjten se Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të de-përshkallëzuar tensionet, që përfshin lirimin pa kushte të tre policëve të Kosovës të ndaluar nga Serbia, raporton Reuters.
“Ne besojmë se Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.
Ndalimi i policëve të mërkurën mbrëma është i fundit në një sërë zhvillimesh që kanë ngritur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, duke shkaktuar frikë nga ripërtëritja e dhunës mes ish-armiqve të kohës së luftës, vijon me tej agjencia e lajmeve Reuters.