Tragjedia në Itali shkakton 7 viktima deri tani, mes tyre dhe të mitur

28 November 2022, 00:36Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjedia në Itali shkakton 7 viktima deri tani, mes tyre dhe të mitur
Situata në Itali

Italia po përjeton kohë dramatike pas përmbytjeve vdekjeprurëse dhe rrëshqitjeve të dheut që zhytën në kaos ishullin Ischia. Qeveria italiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa me kalimin e kohës numri i të vdekurve rritet dhe shpresat për gjetjen e të zhdukurve zbehen.

Ekipet

e shpëtimit deri më tani kanë nxjerrë shtatë të vdekur, ku tragjedia e rastit është se mes tyre është një fëmijë tre vjeçar, dy vëllezër e motra të cilët u gjetën pa ndjenja nën tonelata balte.

Numri i të zhdukurve, pasi tonelata baltë kanë rënë mbi shtëpitë dhe makinat janë fshirë nga moti i keq, ka shkuar në pesë.

Prona humbi brenda pak minutash, shtëpitë u shkatërruan, rrugët u fshinë papritur nga harta.
Ndër viktimat e tjera të identifikuara ishin prindërit e djalit tre vjeçar, vëllai pesë vjeç dhe motra 11 vjeçe, një banor ishulli 31 vjeç dhe një turist bullgar .


Video