Tragjedi në Greqi / Rrufeja bie në plazh, vdes një 13-vjeçare

28 June 2024, 18:55Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjedi në Greqi / Rrufeja bie në plazh, vdes një
Foto ilustruese

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në një plazh të Greqisë, në zonën e Halkidikisë, ku një 13-vjeçare ka mbetur e vdekur pasi u godit nga rrufeja.

Mediat greke shkruajnë se prindërit dhe vajza kanë qenë duke bërë plazh dhe papritur ka nisur një stuhi. Ata kanë dalë nga uji, por nuk kanë arritur që të shkojnë te makina.

Babai tregon se pasi ra rrufeja, e bija dhe gruaja u rrëzuan në rërë. “Vajza ime nuk u ngrit më”, tregon ai.


Video