Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Avokati serb Cedmori Stojkoviç vizitoi sot Prekazin ku edhe ka bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari.
Stojkoviç gjatë vizitës së tij, ka lënë edhe një letër tek varri i Blerina Jasharit, vajzës 7-vjeçare të vrarë në Prekaz.
“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpres dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën “Më fal””, thuhet në letrën e Stojkoviç.
Vizita e Stojkovic tek varrezat e familjes Jashari ka ardhur pas arrestimit të politikanit serb, Nikola Sandulovic, pas publikimit të videos teksa nderonte varrezat e familjes Jashari.