Tensione në veri, sulmohet me armë në afërsi të Ujmanit, kundërpërgjigjet Policia e Kosovës

10 December 2022, 20:55Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tensione në veri, sulmohet me armë në afërsi të
Tensione në veri

Policia e Kosovës ka njoftuar se në tri raste, zyrtarët policorë të Kosovës janë sulmuar me të shtëna armësh në afërsi të Ujmanit.

Në vetëmbrojtje, autoritetet në Kosovë thonë se u kundërpërgjigjen po me armë zjarri. Sipas njoftimit të policisë së Kosovës, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

 “Persona nga grupe të caktuara kriminale të cilat kanë kryer bllokimin e disa rrugëve në veri të vendit, nga lokacione të ndryshme, në tri raste kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të njësiteve policore të cilat kanë qenë në detyrë zyrtare në afërsi të pendës së liqenit të Ujmanit, në rrugën që shpie në drejtim të Pikës Kufitare të Bërnjakut”, thuhet në njoftim.

“Njësitet policore, në vetëmbrojtje janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen me armë zjarri personave/grupeve kriminale, të cilat janë zmbrapsur dhe larguar në drejtim të panjohur. Po ashtu bazuar në informacionet e siguruara nga njësitet policore në terren, në disa lokacione të ndryshme, janë dëgjuar po ashtu të shtëna me armë zjarri”, bëhet e ditur në njoftim.

Policia ka theksuar se nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar nga ky shkëmbim me armë zjarri.

 


Video