Të shtëna me armë në Çeki, dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur

19 January 2026, 15:01Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Të shtëna me armë në Çeki, dy të vdekur dhe

Një incident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Republikën Çeke, ku siç raportojnë mediat lokale, ka patur të shtëna me armë pranë zyrave të bashkisë të një qyteti në veri të vendit.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje, dy persona kanë humbur jetën (përfshirë agresorin) dhe të paktën gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ndodhi në bashkinë e qytetit Chřibská, 110 kilometra në veri të Pragës. Sulmi u raportua pak para orës 10:30 të mëngjesit, pasi dëshmitarët njoftuan autoritetet. Shërbimet e emergjencës reaguan menjëherë, me një pacient që u transportua me helikopter drejt spitalit.

Policia tha se i dyshuari u qëllua për vdekje dhe se aktualisht nuk ka më rrezik për publikun. Sipas Euronews, besohet se sulmuesi i dha fund jetës së tij pas një përplasjeje me armë me policinë. Ndërkohë, një oficer policie raportohet se ishte mes të plagosurve.

Motivi i të shtënave nuk ishte menjëherë i qartë, megjithatë, autoritetet thanë se nuk ka lidhje me ekstremizmin apo terrorizmin dhe se motivi mund të ketë qenë personal ose i lidhur me një marrëdhënie. Policia tha se disa psikologë janë dërguar në qytet për të ndihmuar të prekurit nga ky incident.

Ministri i Brendshëm Lubomír Metnar ishte në vendngjarje, ndërsa kryeministri Andrej Babiš shprehu ngushëllime për familjet e viktimave.


Video