Targat, Vuçiç optimist: Shpresoj për një marrëveshje para 1 shtatorit

21 August 2022, 16:44Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Targat, Vuçiç optimist: Shpresoj për një

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha sot se është i vendosur të kërkoj një zgjidhje kompromisi me Kosovën për përdorimin e dokumenteve të identifikimit dhe targave të makinave brenda dhjetë ditëve, duke ju referuar 1 shtatorit kur qeveria e Kosovës pritet të rinisë zbatimin e masave të reciprocitetit për këtë çështje.

Ai paralajmëroi se serbët e Kosovës mund të largohen nga të gjitha institucionet nëse nuk gjendet zgjidhje për shqetësimet e tyre.

Ai i bëri këto komente, në paraqitjen e parë pas bisedimeve të së enjtes me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Bruksel, në të cilat dështuan të arrijnë një marrëveshje për të shmangur tensionet si ato të 31 korrikut kur grupe serbësh bllokuan rrugët në veriun e Kosovës për të kundërshtuar vendimet e qeverisë qendrore në Prishtinë që dokumentet e identifikimit dhe targat e makinave të lëshuara nga Serbia, të mos vlejnë në territorin e Kosovës.

Beogradi zbaton masa te njëjta për qytetarët e Kosovës që kalojnë nëpër Serbi gjatë 10 viteve të fundit.

Presidenti serb tha se kishte hedhur propozimin që serbët e Kosovës të mos përfshihen në vendimin për dokumentet personale dhe të pajisën me targa që janë neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Por, pala e Kosovës tha ai, hodhi poshtë këto propozime kompromisi.

Serbia tha ai ndodhet në një situatë shumë të vështirë, por do të kërkoj me dëshpërim një kompromis.


Video