Teksa sezoni i festave të fundvitit po afron, shumë biznese përgatiten të shpenzojnë miliona para për reklama dhe zbukurime.
Mirëpo linja më e madhe e supermarketeve Iceland, në Islandë ka vendosur që këtë vit të mos e ndjekë traditën.
Kryetari ekzekutiv i supermarketeve, Richard Ëalker i tha Grocery Gazette se nuk do të kishte asnjë reklamë për Krishtlindje nga ata pasi në vend të kësaj ata do të fokusoheshin në “mbajtjen e çmimeve të ulëta”.
“Si biznes ne u përballëm me një vendim. A shpenzojmë miliona duke krijuar dhe shpërndarë një reklamë televizive apo i investojmë paratë për të mbështetur klientët tanë gjatë krizës së kostos së jetesës?
Kjo ishte një gjë jo e mirë për ne. Unë jam mirënjohës që si një kompani e drejtuar nga familja, ne mund të marrim vendimet që besojmë se janë të drejta për biznesin tonë dhe klientët tanë”, deklaroi ai.
Ëalker më vonë postoi në mediat sociale për të ritheksuar besimin e tij se anashkalimi i reklamës së Krishtlindjeve këtë vit ishte një veprim që “s’do mend”, duke shkruar: “Në vend që të shpenzojmë miliona për të krijuar dhe ndarë një reklamë televizive, ne zgjodhëm të investonim paratë për të mbështetur klientët tanë gjatë kriza e kostos së jetesës”.
Postimi i tij ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga qytetarë të shumtë që shprehen se e mbështesin këtë vendim.