Politika në Letoni është tronditur nga një skandal spiunazhi. Një investigim i një gazete vendase zbuloi se, Tatjana Zdanoka, një prej politikaneve me të vjetra dhe deputete e Parlamentit Europian, dyshohet se ka punuar prej vitesh për shërbimin sekret rus.
Prokuroria e vendit ka nisur hetimet ndaj saj ndërsa parlamenti letonez ka ngritur një komision hetimor, që do të verifikojë aktivitetin e saj politik. Zdanoka është një nga europarlamentaret që kundërshtoi vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë në Bruksel dhe refuzoi ta quante pushtim hyrjen e ushtrisë ruse në Ukrainë.
Pas skandalit, deputetët e Letonisë që kanë paralajmëruar se pas Ukrainës, Vladimir Putin do të shtrijë ndikimin ushtarak drejt vendeve baltike, i kanë dërguar një letër zyrtare institucioneve të Bashkimit Europian. Në letër ata thonë se në Parlamentin Europian prej 705 deputetësh ka emra të tjerë që janë pjesë e shërbimeve sekrete ruse.
Deputetët thonë se institucionet e Bashkimit Europian duhet të verifikojnë qëndrimet publike, votimet e ligjeve dhe takimet që kanë kryer një numër i madh deputetësh lidhur me Rusinë.