Rreth orës 10:00 të ditës së sotme, në qytetin e Mitrovicës, është larguar një banderolë e madhe metalike, e cila mbante flamurin e Serbisë.
“Sot Policia ka bërë sigurimin në Lagjen Kroi i Vitakut, derisa në vizitë ishin ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Gjatë kësaj kohe është larguar edhe billboradi që kishte qëndruar aty në afërsi”, tha Veton Elshani, zëvendësdrejtor i policisë për rajonin e veriut.
Në fakt kjo tabelë ka qëndruar në këtë kodër prej shumë vitesh, dhe është e dyta e këtij lloji që hiqet gjatë aksioneve të ndërmarra ditët e fudit.
Javën që shkoi në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, më saktësisht në dalje të Zveçanit, u largua billboardi që mbante fotografitë mes tjerash të presidentit të Rusisë Vladimir Putin, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.