Si e saboton luftën e Rusisë në Ukrainë kryengritja e Wagner?

24 June 2023, 18:13Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Si e saboton luftën e Rusisë në Ukrainë kryengritja e
Si e saboton luftën e Rusisë në Ukrainë kryengritja e Wagner

Kriza që po përjeton aktualisht Rusia si pasojë e kryengritjes së grupit Wagner, ka të ngjarë të varfërojë forcat ruse në vijën e frontit në Ukrainë.

Grupi Wagner ishte një prej dy forcave luftarake më të mëdha dhe efektive në anën ruse, raporton korrespondenti i sigurisë së BBC-së Frank Gardner.

“E vetmja fitore e rëndësishme ushtarake që Rusia ka arritur, nëse mund të kualifikohet si e e tillë, është marrja e Bakhmutit dhe kjo u arrit nga grupi Wagner. Tashmë ky grup është jashtë fushëbetejës”, tha ai.

Dhe sipas Gatehouse, tani Rusia do të duhet të devijojë burimet nga Ukraina nëse dëshiron të ndalë rebelimin.

“Pjesa tjetër e ushtrisë ruse tani do të jetë në kaos, duke u përpjekur të kuptojë se si t’i kundërvihet këtij kërcënimi të brendshëm… në vend se si t’i kundërvihet kundërofensivës ukrainase. Ndaj kjo ndodhi mund të konsiderohet si tepër pozitive për palën ukrainase“, tha korrespondenti i BBC.

 


Video