Shtëpia e Bardhë nuk i kundërshtoi sanksionet britanike ndaj Izraelit: Trump i pakënaqur me politikat e Netanyahut

9 September 2026, 22:09Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shtëpia e Bardhë nuk i kundërshtoi sanksionet britanike ndaj
Një ushtare izraelite qëndron në një punishte vere në vendbanimin izraelit të Sha'ar Binyamin në Bregun Perëndimor të pushtuar, në juglindje të Ramallah, më 9 shtator 2026

Administrata Trump nuk e kundërshtoi nismën e udhëhequr nga Britania e Madhe për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor.

Sipas zyrtarëve amerikanë dhe diplomatëve perëndimorë, të cituar nga Axios, qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë sinjalizon pakënaqësi ndaj politikës së qeverisë së Benjamin Netanyahut në këtë territor.

Londra njoftoi sanksione ndaj individëve dhe entiteteve të përfshira në ndërtimin e vendbanimeve, si dhe ndalimin e importeve nga vendbanimet izraelite. Masa u ndërmor pas vendimit të qeverisë Netanyahu për të avancuar ndërtimin në zonën E1, një territor strategjik që, sipas kritikëve, do të ndante Bregun Perëndimor dhe do të vështirësonte krijimin e një shteti të ardhshëm palestinez.

Nismës britanike iu bashkuan edhe 11 vende të tjera perëndimore, mes tyre Kanadaja, Franca, Spanja dhe Suedia.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, nuk e dënoi vendimin britanik, pasi deklaroi se Uashingtoni ndan shqetësimin për stabilitetin dhe rritjen e tensioneve në Bregun Perëndimor.

Shtëpia e Bardhë gjithashtu u distancua nga kritikat e ambasadorit amerikan në Izrael, Mike Huckabee, duke sqaruar se deklaratat e tij kundër Britanisë nuk ishin koordinuar me administratën, sipas Axios.


Video