Shpërthim në vilën e deputetit të Vetëvendosje, dyshohet se është hedhur granatë (FOTO)

24 September 2024, 21:31Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpërthim në vilën e deputetit të Vetëvendosje,
Mefail Bajqinovci

Vila e Deputetit të Kosovës, nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovcit, qe gjendet afër Bjeshkëve të Bajgorës, është dëmtuar ditën e sotme.

Sipas mediave në Kosovë vila është dëmtuar nga një shpërthim, e që dyshohet të jetë eksploziv.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat policore, të cilat u morën me ekzaminimet. Dyshimet e para ekzistojnë se në vilën e Bajqinovcit është hedhur granatë dore.

 



Video