Ndërsa presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, deklarohej i pafajshëm për akuzat e trafikut të drogës dhe të tjera, në paraqitjen e tij të parë në një gjykatë të New York-ut, në OKB nisi njëkohësisht seanca emergjente e Këshillit të Sigurimit për të diskutuar situatën në Venezuelë.
Ish-këshilltari britanik për sigurinë kombëtare, Sir Mark Lyall Grant, tha se Britania e Madhe dhe vendet europiane ndodhen në një “pozitë shumë të vështirë”. Sipas tij, veprimet e SHBA-ve “me shumë gjasë nuk janë” në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Ai shtoi se Franca dhe Britania do të shmangin debatin mbi ligjshmërinë e operacionit dhe do të fokusohen te hapat e ardhshëm për Venezuelën.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres shprehu shqetësim të thellë për mosrespektimin e ligjit ndërkombëtar në lidhje me veprimet e SHBA-ve në Venezuelë.
Në seancën emergjente të Këshillit të Sigurimit, zëvendëssekretarja e përgjithshme, Rosemary DiCarlo, lexoi një deklaratë në emër të Guterres, ku theksohet shqetësimi për mundësinë e rritjes së paqëndrueshmërisë në vend dhe ndikimin potencial në rajon.
Sekretari i OKB-së gjithashtu paralajmëroi për precedentët që këto veprime mund të krijojnë për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mënyrën se si shtetet bashkëveprojnë me njëri-tjetrin. Ai bëri thirrje për respektimin e rregullave ndërkombëtare dhe për zgjidhje paqësore të krizave, për të shmangur destabilizime më të gjera.
Por ambasadori amerikan në OKB, Mike Waltz, deklaroi në Këshillin e Sigurimit se SHBA-tw arrestuam një narkotrafikant dhe nuk po pushtojbë Venezuelën
“Ne nuk po pushtojmë Venezuelën, ka qenë një operacion policor. Në përputhje me akuzat legjitime në fuqi prej dekadash, Shtetet e Bashkuara kanë arrestuar një narkotrafikant i cili tani do të gjykohet në SHBA, në respekt të shtetit të së drejtës, për krimet e kryera kundër popullit tonë gjatë 15 viteve të fundit”. Kështu deklaroi ambasadori amerikan në OKB, Mike Waltz, në Këshillin e Sigurimit.
“Maduro është akuzuar nga një juri dhe duhet të përballet me akuza penale shumë të rënda. Provat dërrmuese të krimeve të tij do të paraqiten hapur”, shtoi ai.
“Siç ka deklaruar sekretari Rubio, nuk ka asnjë luftë kundër Venezuelës apo popullit të saj. Ne nuk po pushtojmë një vend. Ky ka qenë një operacion policor në zbatim të akuzave legjitime që ekzistojnë prej dekadash”, u shpreh përfaqësuesi i përhershëm i Shteteve të Bashkuara në OKB, Mike Waltz, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Venezuelën.
“Shtetet e Bashkuara kanë arrestuar një trafikant droge i cili tani do të gjykohet në SHBA, në përputhje me shtetin e së drejtës, për krimet e kryera kundër popullit tonë për 15 vjet. Një veprim i ngjashëm u ndërmor në vitin 1989 kundër Manuel Noriega. Ai u arrestua, u akuzua, u dënua në gjykatë dhe kreu një dënim me burg në Shtetet e Bashkuara dhe në Panama”, shpjegoi Waltz.