Sekuestrohen në Spanjë 60 milionë euro bizhuteri antike të vjedhura në Ukrainë

23 October 2023, 16:51Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sekuestrohen në Spanjë 60 milionë euro bizhuteri antike të
Bizhuteritë antike të sekuestruara në Spanjë

Policia spanjolle thotë se ka sekuestruar 11 bizhuteri antike të nxjerra ilegalisht nga Ukraina në vitin 2016.

Në një deklaratë për media thuhet se pesë personat që tentuan të shisnin bizhuteritë antike janë arrestuar gjatë javëve të fundit. Ata janë tre shtetas spanjollë dhe dy ukrainas.

Bizhuteri thuhet se ka vlerën 60 milionë euro dhe daton midis shekujve të tetë dhe të katërt p.e.s.

Policia tha se sendet ishin pjesë e trashëgimisë kombëtare të Ukrainës. Ato u zhdukën pasi u ekspozuan midis 2009 dhe 2013 në një muze në Kiev. Midis bizhuterive janë një rrip, një palë vathë dhe gjerdan.

Sekuestrohen në Spanjë 60 milionë euro bizhuteri antike të

Një gjerdan ari i zbukuruar u sekuestrua në vitin 2021 dhe pjesa tjetër e bizhuterive u sekuestrua javët e fundit. Policia tha se hetimet janë duke vijuar.

Bizhuteritë po studiohen nga Muzeu Arkeologjik Kombëtar i Spanjës dhe Instituti i Trashëgimisë Kulturore të vendit.

Atashetë e Ministrisë së Brendshme në Shqipëri, Bullgari, Qipro, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainë ndihmuan me hetimin, tha policia



Video