Një sulm me raketa ruse ka goditur qytetin qendror të Ukrainës, Kryvyi Rih, vendlindja e presidentit Volodomyr Zelenski. Nga të dhënat, raportohet se janë vrarë të paktën 16 persona dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.
Mes viktimave janë 6 fëmijë, tha presidenti Volodymyr Zelensky, i cili u rrit në Kryvyi Rih.
Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan të paktën një viktimë të shtrirë në një shesh lojrash të rrethuar nga policia. Kreu i administratës së mbrojtjes së qytetit, Oleksandr Vilkul, tha se një raketë balistike kishte rënë në qendër të një zone të banuar.
Një video tregoi një pjesë të madhe të një blloku banesash 10-katëshe të shkatërruar nga sulmi dhe viktimat e shtrira në rrugë jashtë.
Sulmi, herët në mbrëmjen e së premtes, ishte ndër më vdekjeprurësit në Kryvyi Rih që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë në vitin 2022, dhe vjen ndërsa Presidenti i SHBA Donald Trump shtyn për një armëpushim.
Në rrjetet sociale, ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka postuar videon e sulmit pranë sheshit të lojërave, ndërsa presidenti Zelenski u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.