‘Rruga e Kombit’ e mbuluar nga mjegulla e dendur prej 30 ditësh!

25 December 2025, 10:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

‘Rruga e Kombit’ e mbuluar nga mjegulla e dendur prej 30

Tuneli i Kalimashit në Kukës, një nga segmentet më të frekuentuara të Rrugës së Kombit, po përballet prej gati një muaji me kushte të vështira të motit.

Një mjegull e dendur dhe lagështi e shtuar kanë zvogëluar ndjeshëm shikueshmërinë në rrugë, duke kërkuar kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve.

Megjithatë, deri tani nuk janë regjistruar aksidente apo incidente serioze në këtë zonë.

Autoritetet rrugore bëjnë thirrje për respektimin rigoroz të kufizimeve të shpejtësisë dhe përdorimin e dritave të mjegullës për të garantuar udhëtim të sigurt.

Parashikimet e motit paralajmërojnë se mjegulla mund të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, ndërsa priten reshje bore në zonën e kalimit kufitar.

Drejtuesit e automjeteve këshillohen të planifikojnë udhëtimet me kujdes dhe të jenë të vëmendshëm ndaj ndryshimeve të motit.


Video