Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Universitetin Bujqësor në Kamëz, pasi është bërë ndërkombëtarizimi i këtij të fundit me Michigan State University.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka dhënë sinjale se mund të jetë disi “qejfmbetur” me amerikanët për ndihmën e tyre në Shqipëri. Në krah kishte dhe ambasadoren e SHBA Yuri Kim, e cila në disa momente u pa të qeshte.
“Amerikanët e kanë çik zakon që premtojnë shumë dhe bëjnë më pak se ç’premtojnë. Kur vjen puna te gjërat konkrete, se kur vjen puna të standardet dhe vlerat japin pa pushim, gjithë kohën, se nga ato kanë shumë. Po ne i marrim me kënaqësi. Po qe puna për standarde, vlera, predikime i kemi këtu. Nuk ka, ditë-natë, na japin me bujari të madhe ça duhet të bëni. Kur vjen puna te këto gjërat konkrete, japin po çik me kujdes. Se nuk kanë të shkretët, nuk janë në pozitë që të japin shumë. S’ka problem”, u shpreh Edi Rama.