Rritet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Greqi, gjenden trupat e pajetë të nënës me djalin

10 September 2023, 15:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rritet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Greqi, gjenden trupat e
Përmbytjet në Greqi


Rritet bilanci nga përmbytjet masive në Greqi. Mediet greke raportojnë se janë konfirmuar 14 të vdekur pas stuhisë dhe përmbytjeve në rajonin e Thesalisë.

Trupat që janë gjetur sot të pajetë janë një 88-vjeçare dhe djali i saj 65-vjeç. Tre persona të tjerë rezultojnë të zhdukur nga stuhia "Daniel".

"Në zonat e pyermbytura në qendër të Greqisë vazhdojnë me intensitet aksionet e shpëtimit.

Që nga mbrëmja e së hënës (04.09.2023) Greqia u prek prej stuhisë së presionit të ulët që shkaktoi reshje të fuqishme. Të mërkurën në mbrëmje “Daniel” mbërriti rajonin e Afrikës dhe duke shkaktuar vërshimin e ujërave edhe në disa stacione të metrove të Athinës", bëjnë me dije autoritetet greke.


Video