Raporti tronditës: Spiunazhi rus shqyrtoi një ‘atentat të inskenuar’ ndaj Orban për ta ndihmuar në zgjedhje

22 March 2026, 22:51Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Raporti tronditës: Spiunazhi rus shqyrtoi një ‘atentat të
Orban dhe Putin

Një skenar i pazakontë dhe alarmues del prej një raporti të publikuar nga Washington Post, sipas të cilit shërbimet e Inteligjencës ruse kanë shqyrtuar mundësinë e inskenimit të një atentati ndaj kryeministrit hungarez Viktor Orbán, për të ndikuar klimën zgjedhore në vend.

Sipas dokumentit të brendshëm të SVR, i cili raportohet se është siguruar nga agjenci evropiane të inteligjencës, ideja parashikonte një sulm të rremë që do të rriste mbështetjen publike për Orbán, përmes mobilizimit emocional të elektoratit.

Në thelb, skenari synonte të zhvendoste vëmendjen nga problemet ekonomike dhe rënia e popullaritetit, drejt ndjenjave të frikës dhe solidaritetit, duke krijuar një moment krizë që do të favorizonte lidershipin aktual.

Megjithatë, sipas raportimeve, një atentat i tillë nuk është realizuar kurrë. Rusia ka mohuar çdo përfshirje, duke e cilësuar informacionin si të pavërtetë.

Pavarësisht kësaj, vetë fakti që një skenar i tillë është diskutuar në nivele të inteligjencës sugjeron rëndësinë që Hungaria ka për interesat strategjike të Moskës, veçanërisht në prag të zgjedhjeve.

Ngjarja hedh dritë mbi dimensionin e fshehtë të garave elektorale në Europë, ku ndikimi i aktorëve të jashtëm dhe përdorimi i operacioneve psikologjike mbeten një shqetësim në rritje për sigurinë demokratike të vendeve anëtare.


Video