Putin: Rusia do të përmbushë të gjitha objektivat e vendosura në Ukrainë

30 September 2024, 12:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Putin: Rusia do të përmbushë të gjitha objektivat e
Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka publikuar një video-mesazh me rastin e përvjetorit të dytë të asaj që Rusia e quan “Dita e Ribashkimit” - dy vjet që nga koha kur Moska pretendoi zyrtarisht se rajonet e Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson i përkasin asaj.

“E vërteta është në anën tonë! Të gjitha objektivat e vendosura do të arrihen", nënvizoi Putin, duke falenderuar të gjithë rusët që luajtën rol në pushtimin e territoreve ukrainase.

Ai akuzoi gjithashtu 'elitat perëndimore' për shndërrimin e Ukrainës në një 'koloni' dhe bazë ushtarake kundër Rusisë, duke nxitur, sipas tij, 'urrejtje, nacionalizëm radikal dhe armiqësi ndaj gjithçkaje ruse'.

Sipas tij, Rusia po lufton për një të ardhme të sigurt dhe të begatë për brezat e ardhshëm.


Video