Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë thirrje që forcat ruse të përgatiten për luftën gjatë dimrit.
Ndërsa vizitoi një qendër komande, Putin tha se forcat e Moskës duhet të jenë gati për çdo situatë.
Gjithashtu ai falënderoi komandantët për operacionet të cilat i konsideron të suksesshme, duke i siguruar se do të kenë gjithçka për të përballuar luftën me Ukrainën dimrin e ardhshëm.
Forcat ruse të Mbrojtjes kanë rrëzuar 45 dronë ukrainas gjatë natës.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se sistemet e paralajmërimit të mbrojtjes ajrore kanë arritur të godasin dronët.