Putin i gatshëm t'i japë fund luftës, por ja çfarë i kërkoi Trumpit në këmbim

16 August 2025, 16:44Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Putin i gatshëm t'i japë fund luftës, por ja
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë takimit në Alaskë

Vladimir Putin i tha Donald Trump se do t'i jepte fund luftës nëse Ukraina ia dorëzon rajonin e Donetskut Rusisë, zbulon gazeta britanike Telegraph.

Presidenti rus tha se do të bënte lëshime territoriale të paspecifikuara në favor të Kievit në këmbim të kontrollit mbi rajonin lindor të pasur me minerale.

Kërkesat e tij u përcaktuan nga presidenti amerikan në një telefonatë me Volodymyr Zelensky, presidentin e Ukrainës, dhe një grup udhëheqësish evropianë pas takimit të tyre në Alaska.

Putin i gatshëm t'i japë fund luftës, por ja
Rajoni i Donetskut

Detajet e samitit të paqes në Anchorage do të nxisin më tej frikën se Zelensky do të jetë nën presion për të lëshuar territor dhe për të pranuar kërkesa të shumta ruse si pjesë e përpjekjes së nxituar të Trump për t'i dhënë fund luftës.

"Trump dëshiron që kjo të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur dhe nuk mendoj se do të zgjasë shumë", tha një zyrtar evropian për Telegraph.

Zelensky e ka bërë të qartë se nuk është i gatshëm të diskutojë lëshimin e territorit që nuk kontrollohet tashmë nga forcat ruse si pjesë e ndonjë marrëveshjeje paqeje.


Video