Presidenti rus, Vladimir Putin, do i drejtohet popullit të tij për herë të parë më një fjalim. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, Putin do të komentojë referendumet që do të mbahen fundjavën e ardhshme në rajonet e Donetsk, Lugansk dhe Kherson dhe në një pjesë të Oblastit Zaporizhzhia. Në këto referendume, të shpallura nga vetë guvernatorët prorusë të rajoneve, qytetarët do të pyeten nëse duan apo jo aneksimin e territoreve ku banojnë me Rusinë.
Sipas disa analistëve, fjalimi i Putinit mund të shërbejë pikërisht për të shpallur një mobilizim të pjesshëm pas kundërofensivës ukrainase.
Ndërkohë, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, kërcënon me sanksione të reja kundër Moskës në përgjigje të "referendumeve të paligjshme" që shkelin "pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës në shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar".