
Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un po zhvillojnë një takim dypalësh në Pekin.
Të dy udhëheqësit ishin të ftuar nderi në festimet e 80-vjetorit të fitores në Luftën e Rezistencës së Popullit Kinez Kundër Agresionit Japonez dhe në Luftën Botërore Antifashiste. Putin dhe Kim shfrytëzuan këtë mundësi për të zhvilluar takimin.
Gjithashtu, Kim i tha Putinit se bashkëpunimi dypalësh është forcuar sipas traktatit të qershorit 2024, kur ata premtuan ndihmë të ndërsjellë kundër “agresionit”.
Vitin e kaluar të dy vendet nënshkruan një marrëveshje historike, e cila më së shumti përfshin një klauzolë mbrojtjeje të ndërsjellë. Në atë kohë, Kim e cilësoi traktatin si “më të fortin ndonjëherë”.
Të dy vendet duhet të forcojnë më tej bashkëpunimin në fusha të ndryshme, tha udhëheqësi i Koresë së Veriut gjatë takimit të tij të sotëm.
Bisedimet po zhvillohen në Shtëpinë Shtetërore të Pritjes Diaoyutai, ku presidenti rus po qëndron gjatë vizitës së tij.