Publikohen pamjet e fundit të presidentit iranian përpara incidentit (FOTO)

20 May 2024, 09:50Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Publikohen pamjet e fundit të presidentit iranian përpara incidentit
Pamjet fundit të presidentit iranian përpara incidentit

Mediat e huaja kanë publikuar pamje të tjera nga ngjarja që ndodhi në Iran ku presidenti Ebrahim Raisi u përfshi në një aksident ajror dhe humbi jetën.

Helikopteri me të cilin ai po udhëtonte u rrëzua në një zonë pyjore.

Mediat vendase kanë publikuar dje edhe pamjet e presidentit të Iranit, përpara se helikopteri me të cilin udhëtonte të zhdukej. Ai shihet i qetë, teksa është me ekipin e tij shoqërues, pjesë e së cilës ishte edhe ministri i Jashtëm.

Presidenti iranian Raisi, udhëtoi në provincën e Azerbajxhanit Lindor për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Digës Qiz Qalasi me Presidentin e Azerbajxhanit.

Përveç presidentit, në bord me të ishin edhe: Mohammad Ali Al Hashem, imam i Tabrizit; Hossein Amirabdollahian, Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike; Malik Rahmati, guvernator i Azerbajxhanit Lindor; piloti, një bashkë-pilot, kreu i ekipit të mbrojtjes dhe një nga rojet. 


Video