Lajmi për rrëzimin e helikopterit që transportonte presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi nuk është pritur vetëm me shqetësim në Tehera.
Disa media të huaja raportojnë në rrjetet sociale se në kryeqytet janë hedhur fishekzjarre, duke shpresuar te më e keqja.
Nga ana tjetër, miijëra qytetarë janë mbledhur pranë kulteve fetare, duke u lutur që ai të gjendet i gjallë.
Helikopteri u rrëzua për shkak të mjegullës së dendur në kufi me Azerbajxhanin, ndërsa edhe pas mbi 3 orë kërkime, nuk është bërë i mundur ende lokalizimi i tij.
Ebrahim Raisi njihet edhe me pseudonimin "Kasapi i Teheranit", pasi si kryetar i sistemit të drejtësisë në vend firmosi ekzekutimin e mbi 4 mijë të burgosurve politikë.
Sakaq, në Teheran janë angazhuar forca të shumta të sigurisë, pas frikës se mund të ketë trazira nëse konfirmohet vdekja e tij.
Duke udhëtuar me Raisin ishin Ministri i Jashtëm i Iranit Hossein Amirabdollahian, guvernatori i Provincës Azerbajxhani Lindor i Iranit dhe zyrtarë të tjerë, njoftoi agjensia shtetërore e lajmeve IRNA.