Probleme shëndetësore për Francis Ford Coppola, regjisori i famshëm dërgohet me urgjencë në spital

5 August 2025, 20:42Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Probleme shëndetësore për Francis Ford Coppola, regjisori i
Francis Ford Coppola

Francis Ford Coppola dështë hospitalizuar në Itali.

Nga ajo që raporton agjencia e lajmeve "Ansa", regjisori i kryeveprave si “Kumbari” dhe “Apokalipsi Tani”, hyri në repartin mjekësor mëngjesin e së martës, 5 gusht, dhe arsyeja e vërtetë e shtrimit në spital nuk dihet ende.

Fituesi i çmimit Oscar, në mesin e korrikut, kishte qenë në një festival, në Kalabri, për të prezantuar filmin e tij të fundit “Megalopolis”.

Megjithatë, vetëm dy ditë më parë, ai ishte në Shtetet e Bashkuara, në San Francisko, për të njëjtën arsye.


Video