Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Presidenti i SHBA Donald Trump ka mirëpritur shpalljen e Papa Leonit XIV, i cili është amerikani i parë që merr pozicionin më të lartë të Kishës Katolike.
Në një postim në platformën e tij, Truth Social, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkruan:
“Urime kardinalit Kardinal Robert Francis Prevost i cili sapo është shpallur Papë. Është nder të mësosh se ai është Papa i parë amerikan. Çfarë gëzimi dhe çfarë nderi i madh për kombin tonë. Mezi pres ta takoj Papa Leonin XIV. Do të jetë një moment shumë kuptimplotë!”, thotë Trump.