Po shpërndante doza me kokainë, arrestohet i riu shqiptar në Greqi

29 January 2023, 22:37Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Po shpërndante doza me kokainë, arrestohet i riu shqiptar në
Ilustrim

Një 28 vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia greke, pasi akuzohet për shpërndarje droge.

Sipas medieve greke, i riu shqiptar u arrestua pas  një operacioni mbrëmjen e së premtes në Nea Moudania të Halkidikit, teksa po  transportonte kokainë dhe kanabis në zonë.

Gjatë kontrollit në banesë atij iu gjetën dhe sekustruan 5.3 gram kokainë, 8.7 gram kanabis të papërpunuar dhe dy peshore elektronike, si dhe dy celularë e 300 euro kesh. Shtetasi shqiptar akuzohet tashmë për trafik të lëndëve narkotike.


Video